September 2, 2025
Stuhia diellore godet Tokën

Një stuhi gjeomagnetike diellore godet Tokën. Ashtu sikurse pritej, më 1 dhe 2 shtator planeti ynë përballet me një erë diellore që është gjeneruar nga një shpërthim plazme në një njollë në sipërfaqen e yllit tonë në 30 gusht.
Intensiteti është klasifikuar sipas Agjencisë Meteorologjike Hapësinore Amerikane NOAA nga i moderuar në shkallën i fortë.
Renditja e shkallës së intensitetit të stuhisë matet nga G1 deri në G5, që është më e larta dhe shkakton probleme në Tokë, veçanërisht me sistemet GPS, me telekomunikacionin, navigimin satelitor e atë radio.
Nëse do të vijojë kjo stuhi gjeomagnetike dhe forca e saj arrin në G3, aurorat boreale do të zbukurojnë qiejt në lartësi të ulëta e të pazakonta anembanë globit.
Këto fenomene zakonisht verifikohen në zonat më veriore të Tokës, por së fundmi, në raste të tjera të stuhive gjeomagnetike relativisht të forta, janë vërejtur edhe në Itali e vende të tjera mesdhetare.
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

October 15, 2025
Njihuni me familjen më të pasur në botë, mbi 470 miliardë dollarë dhe 7 klube sportive!

October 14, 2025
Habit Miss Grand Kosova 2025: Flas gjuhën e Kosovës dhe shqip!
