September 24, 2025
“Lash veten mënjanë për të”- Egli Tako rrëfen detaje për lidhjen me Olsi Bylykun

Këngëtarja Egli Tako ka folur së fundmi rreth lidhjes disa-vjeçare me aktorin Olsi Bylyku. E ftuar në nje interviste ajo ndau reflektime personale mbi përvojën në këtë marrëdhënie dhe ndikimin që ajo pati në rrugëtimin e saj artistik.
Ajo u shpreh se gjatë kohës së lidhjes kishte zgjedhur shpesh të qëndrojë në hije, duke vënë në plan të parë mbështetjen ndaj partnerit të saj. Ajo theksoi se, për shkak të moshës së re dhe mungesës së përvojës, vendosi t’i japë përparësi karrierës së tij.
“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas. Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo,” tha Egli ne “The Dalina Show”.
Megjithatë, artistja theksoi se sot e sheh ndryshe këtë sjellje, duke e cilësuar si një gabim që mund të kushtojë në aspektin personal dhe profesional.
“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë,” u shpreh ajo.
Mirëpo një tjetër lidhje e saj me këngëtarin nga Kosova, Gjesti, u përfol shumë muajt e fundit. E pyetur sesi po shkon marrëdhënia e saj me të, Egli u përgjigj se asaj historie i ka dhënë fund dhe se tashmë është single.
“Di të them që jam single.U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion.” u shpreh ajo.
Pjesë nga deklarata:
Në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

October 15, 2025
Njihuni me familjen më të pasur në botë, mbi 470 miliardë dollarë dhe 7 klube sportive!

October 14, 2025
Habit Miss Grand Kosova 2025: Flas gjuhën e Kosovës dhe shqip!
