November 20, 2025

Bia Khalifa eskalon me skena ‘të nxehta’ në Big Brother VIP Kosova

Mbrëmja e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova solli një tjetër moment shumë të komentuar, ku në qendër ishte banorja Bia Khalifa.

Gjatë një feste në pishinë, ku banorët u shfaqën më të çlirët se zakonisht, Bia doli e veshur me bikini shumë të ngushta, duke theksuar linjat dhe të pasmet e saj. Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave.

Situata u bë edhe më e diskutueshme kur Edi iu afrua dhe i hodhi birrë në gojë, ndërsa ajo vazhdonte të ekspozonte trupin e saj para kamerave. Ky moment u cilësua nga shumë shikues si një nga skenat më “të nxehta” të këtij edicioni.

Pamjet e transmetuara kanë shkaktuar debat të madh në rrjete sociale, ku disa e shohin si pjesë të lojës dhe argëtimit, ndërsa të tjerë mendojnë se është tepruar.

Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë ndër temat më të diskutuara të javës, me çdo moment nga shtëpia që po bëhet viral pothuajse çdo ditë.

Ndaje lajmin:

Copy link