August 24, 2025
Biznesi, kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë

Përfaqësues të komunitetit të biznesit paralajmërojnë se rritja e çmimit të energjisë dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur rrezikon të largojë kompanitë nga Kosova dhe të nxisë një eksod të të rinjve.
Sipas tyre vendimi i ZRRE-së po e rëndon ekonominë dhe po e bën të pamundur funksionimin e shumë bizneseve.
“Do të ketë largim edhe të kompanive, sidomos kompanive të huaja që i kemi. Na kanë paralajmëruar që do të zhvendosen në Maqedoninë e Veriut. Do të ketë edhe largim për shkak se ka ndërhyrje në investime të biznesit dhe biznesi është i detyruar që t’i ndërpres investimet”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike te Kosovës.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës shtrenjtimi i çmimit të energjisë do të sjellë edhe rritje të çmimeve të produkteve.
“Pa dyshim që do të ketë edhe shtrenjtim të produktit dhe shërbimit tonë. Produkti ynë me kohë do të vijë duke u zvogëluar ose do të bjerë kërkesa për produktin tonë. Hapësirën që e ka pasur produkti i Kosovës apo shërbimi që kanë ofruar kompanitë vendore do ta marrin kompanitë e huaja nëpërmjet eksportimit, përkatësisht rritjes së importit në vendin tonë dhe të humbas shpresa për të ardhmen”, tha Rafuna.
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

October 15, 2025
Njihuni me familjen më të pasur në botë, mbi 470 miliardë dollarë dhe 7 klube sportive!

October 14, 2025
Habit Miss Grand Kosova 2025: Flas gjuhën e Kosovës dhe shqip!
