November 12, 2025
Del videoja tronditëse e vrasjes së Gilmano Danit – pak sekonda pas ekzekutimit, kalon autokolona e delegacionit zyrtar

Të tjera detaje dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmano Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.
Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.
Ky moment tregon se sa i rëndë ka qënë ekzekutimi mafioz i kryer në një prej zonave më të sigurta të vendit, ku plumbat e lëshuar breshëri me kallashnikov mund të mos kishin kursyer as kalimtarët e thjeshtë, por as delegacionet e vendeve partnere.
Sipas videos së publikuaranga “shteg.org”, atentati ndaj Gilmando Danit, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, ka ndodhur rreth orës 14:20 të 11 nëntorit 2025.
Persona të paidentifikuar hapin zjarr me breshëri kallashnikovi, në drejtim të automjetit ku ndodhej viktima, i sapoardhur nga Spanja.
Pamjet tregojnë se ndaj mjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në vend.
Njëri prej tyre shihet teksa zbret, rimbush armën dhe qëllon sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

February 11, 2026
Ja çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti

December 22, 2025
Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2026 po rikthehet në qendër të vëmendjes
