October 10, 2025

E dënuara përjetë mbetet shtatzënë në qeli, u ngjiz nga hunda nëpërmjet kondicionerit!

Shumë njerëz thonë se lindja e fëmijës është një nga gjërat më të bukura në jetë. Por rrallë fillon me prindërit në pritje në dhoma të ndryshme.

Në një epokë kur gjithçka rreth seksit është online, nga pozicionet e çuditshme te trendet e argëtimit, është ende tronditëse të dëgjosh se një grua mbeti shtatzënë… në burg, një vend që është larg të qenit një mjedis romantik ose “ideal” për ngjizje.

Daisy Link, e cila po vuan një dënim të gjatë në Georgia të SHBA pasi u dënua për trafik droge, thuhet se ka mbetur shtatzënë ndërsa ishte në izolim në një burg në Florida.

Në rastin e 30-vjeçares, zyrtarët e burgut u habitën kur ajo mbeti shtatzënë pavarësisht aksesit të saj të kufizuar në botën e jashtme, e lëre më një partner të mundshëm.

Doli se ajo kishte filluar të komplotonte me të akuzuarin për vrasje, Joan Depage, dhe pasi foli hapur për dëshirën e saj për të pasur një fëmijë, ai pranoi me kënaqësi ta ndihmonte.

Link, e cila ishte në burg pasi qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, Pedro Jimenez, në vitin 2022, kurdisi një plan me Depage që ai të kalonte sp*rmën e tij nëpër vrimat e kondicionerit, përpara se ajo ta fuste vetë duke përdorur një aplikues për infeksione mykotike.

Mjekët dhe stafi i burgut pa fjalë: Ai është një foshnjë mrekullie!

“E vendosja sp*rmën në një mbështjellëse plastike çdo ditë, rreth pesë herë, për rreth një muaj rresht”, rrëfeu Depage në mënyrën më pak romantike të imagjinueshme.

Link shtoi:

“Ai e mbështillte pothuajse si një cigare dhe e lidhte me litarin që kishim në kanalin e ajrit dhe unë e tërhiqja brenda”.

Pas vetëm disa përpjekjeve, ajo mbeti shtatzënë dhe ndau gëzimin e saj, ndërsa mjekët dhe stafi i burgut padyshim ishin të hutuar se si kishte ndodhur.

Ajo tha:

“Nuk mund ta besoj që funksionoi. Mendoj se gjithçka ndodhi për një arsye. Është një fëmijë mrekulli, është një bekim”.

Link përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasjen e burrit të saj dhe foshnja, e cila lindi më 19 qershor, është aktualisht nën kujdesin e nënës së Depage dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndaje lajmin:

Copy link