February 11, 2026
Ja çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti

Pas lëkundjeve sizmike të ndjera sot, institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë për mbrojtje personale dhe kolektive.
Sipas rekomandimeve të shërbimeve emergjente, gjatë një tërmeti qytetarët që ndodhen brenda objekteve duhet të qëndrojnë në ambiente të sigurta, nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse, duke shmangur dritaret, raftet dhe objektet që mund të rrëzohen. Përdorimi i ashensorëve është rreptësisht i ndaluar.
Në rast se tërmeti i gjen qytetarët jashtë, këshillohet të qëndrojnë larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve, duke u zhvendosur në hapësira të hapura dhe të sigurta. Personat që ndodhen në automjete duhet t’i ndalojnë ato në vende të sigurta dhe të qëndrojnë brenda deri në përfundimin e lëkundjeve.
Pas përfundimit të tërmetit, qytetarët duhet të kontrollojnë veten dhe personat përreth për lëndime, të mos hyjnë në objekte të dëmtuara dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare të publikuara nga institucionet përkatëse. Autoritetet apelojnë që telefonat të përdoren vetëm për raste emergjente.
Institucionet mbeten në gatishmëri dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, përgjegjësi dhe solidaritet, me qëllim garantimin e sigurisë së përgjithshme.
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

February 11, 2026
Ja çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti

December 22, 2025
Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2026 po rikthehet në qendër të vëmendjes
