November 7, 2025
Rrëqeth me fjalët babai i 25-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Tetovë

Tragjedia që tronditi opinionin publik vazhdon të përcillet me pikëllim të thellë.
Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova, e cila u gjet pa shenja jete natën e mbrëmshme në Tetovë, ka reaguar me një postim prekës në rrjete sociale.
Arbër Spahija, i pikëlluar për humbjen e vajzës së tij, ka ndarë një fotografi të së ndjerës, duke shkruar:
“Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.
Ceremonia e varrimit të Daorsës do të mbahet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës, me fillim nga ora 14:00.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Tetovë ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë intensifikuar. Sipas njoftimit zyrtar, po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë të dhënat e para nuk japin indikacione për ndonjë vepër penale.
Ngushëllime familjes Spahija për humbjen e rëndë!
Ndaje lajmin:
Gazeta FAMA
Lajmet e Fundit
Qëndroni të informuar me zhvillimet më të fundit dhe ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota.

February 11, 2026
Ja çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti

December 22, 2025
Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2026 po rikthehet në qendër të vëmendjes
